Martesat e Hollivudit që kanë zgjatur vetëm…një ditë

Kush janë 6 martesat e famshme që kanë bërë bujë por që kanë zgjatur më pak se ajo e Kim Kardashian me KrisHumphries. Nuk bëhet fjalë për muaj dhe vite, ka edhe nga ata që nuk kanë duruar dot as me orë.

1. Britney Spears dhe Jason Alexander (55 orë)

Këngëtarja dhe shoku i saj i fëmijërisë u martuan në gjendje të dehur në Los Anxhelos. Në më pak se tre ditë, secili prej tyre iu rikthye statusit të mëparshëm civil.

2. Dennis Hopper dhe Michelle Philips (9 ditë)

Një prej martesave më të famshme të viteve 1970, duket se këngëtarit Hopper u kujtua që nuk kishte asgjë të përbashkët me gruaj e tij, kur u kthjellua nga substancat që merrte.

3. Dennis Rodman dhe Carmen Electra (9 ditë)

Ylli i serialit “Baywatch” dhe basketbollisti u martuan në Las Vegas në nëntor 1998. Nëntë ditë më vonë, ai kërkoi divorcin, duke pretenduar se nuk ishte në gjendje të “kthjellët psikologjike” në momentin e martesës.

4. Ali Landry dhe Mario Lopez (14 ditë)

Modelja dhe këngëtari ishin të lidhur prej gjashtë vitesh, kur vendosën të lidheshin në martesën në vitin 2004. Megjithatë, vetëm dy javë më vonë çifti u nda për shkak të pabesisë së Lopezit.

5. Drew Barrymore dhe Jeremy Thomas (19 ditë)

Barrymore ishte vetëm 19 vjeç, kur vendosi të martohej me pronarin e një bari, të cilin e njihte prej vetëm gjashtë javësh. Përpara se të martohej, Drew u mburr se ishte ndryshe nga njerëzit e tjerë, që në fillim jetonin bashkë, pastaj martoheshin.

6. Pamela Anderson dhe Rick Salomon (70 ditë)

Ylli i “Baywatch” u martua me producentin e saj në tetor 2007. Martesa përfundoi pas më pak se tre muajsh, me Anderson që kërkoi divorcin për shkak të “diferencave” të papajtueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *