Mark Tuein lindi kur u shfaq Kometa Hallej, dhe (ashtu siç e parashikoi) vdiq pasi ajo u rishfaq në qiell

Kometa periodike e njohur si Hallej, vjen në afërsi të Tokës rreth çdo 75 vjet, për shkak të tërheqjes gravitacionale të planeteve ku ajo kalon. Në shekullin XVIII-të, astronomi anglez Edmond Hallej arriti në përfundimin se raportet mbi një kometë në vitet 1531, 1607 dhe 1682, i referoheshin në fakt të njëjtës kometë që rishfaqej në intervale periodike. Ai parashikoi rikthimin e kometës në 1758 (edhe pse ai vdiq para se parashikimi të rezultonte i vërtetë).
Kometa Hallej u rishfaq në qiell kur u lind në 30 nëntor 1835 në Florida, shkrimtari Samuel Lenghorn Klemens, i njohur gjerësisht si Mark Tuein. Në vitin 1909, pasi kishin kaluar 74 vite, Tuein bëri parashikimin, se vdekja e tij do të përkonte me shfaqjen e kometës. Ai citohet të ketë thënë:”Do të jetë zhgënjimi më i madh i jetës sime, nëse nuk do largohem nga kjo botë me kometën Hallej. I Plotfuqishmi ka thënë:pa dyshim:”Tani këtu janë këto dy objekte të papërgjegjshme;ata erdhën së bashku dhe duhet të largohen së bashku”.
Tuein vdiq nga një atak në zemër në 21 prill 1910, një ditë pasi Kometa Hallej u shfaq në anën e largët të lindjes së Diellit. Shfaqja e kometës qe veçanërisht spektakolare atë vit për arsye të tjera: gjendej vetëm rreth 22.4 milionë kilometra nga Toka, ose rreth 1/15 e distancës ndërmjet Tokës dhe Diellit; dhe për herë të parë, kalimi i kometë u zhirua në kamera. Kometa Hallej u shfaq për herë të fundit në vitin 1986, dhe është planifikuar të hyjë në qiellin tonë sërish në vitin 2061.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *