Maqedonia ka nderuar 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skëndërbeu.
Posta e saj ka emëtuar sot pullën me portretin e heroit tonë kombëtar.
Ambasadori shqiptar në Maqedoni Fatos Reka, ka njoftuar lajmin përmes një postimi në Twitter
“Posta e Maqedonise ka emetuar sot pullen postare per te nderuar 550 vjetorin e vdekjes se heroit kombetar shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” shkruan Fatos Reka. (TemA)