Mamja e Ritës kritikon kushërirat: Jeni përdorur nga Daily Mail

Dorotea Sahatçiu, u bë emër shumë i përfolur këto ditë pasi ajo ka dhënë një intervistë për të njohurën botërore “Daily Mail”, në të cilën kishte shpalosur një histori të pazakontë mes këngëtares Rita Ora dhe asaj.

Në këtë intervistë Dorotea, kishte rrëfyer problemet e saj që kishte për të arritur t’i afrohej këngëtares Rita Ora në edicionin e vitit të kaluar të “X Factor” në Britani të Madhe.

“Daily Mail” shkruan se Rita, që tani është sensacion dhe një milionere, është në qendër të spekulimeve në mediet ndërkombëtare, ndërsa kushërirat e saj Dorotea e Donjeta jetojnë akoma në një “territor kontrovers politik në Ballkan”.

Por pas këtyre shkrimeve të shumta është vetë nëna e këngëtares, Vera e cila ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kështu duke thënë se : “Dorotea Sahatçiu: Ti ndoshta nuk e di për këtë por ti apo kushdo tjetër nuk duhet të jap intervistë pa pyetur, sepse gazetarët dinë të jenë edhe hileqarë ndërsa ti gjithashtu praktikisht nuk e njeh Ritën. “

Intervista e dhënë në “Daily Mail”, është një nga lajmet më të përfolurat tani rreth Rita Orës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *