Shkrimtari dhe eruditi Faik Konica i gjendur shpesh here ne pozicionin e njeriut polemist me njerez te tjere qe te diturit per te shkruar e lexuar ne shqip apo dhe te pasurit e ndonje diplome arsimi te larte, shpesh here e ngaterronin dhe si kompetence te larte shkencore, shkruajti “ Lutjen e shkrimtarit” ne faqet e gazetes se tij te mirenjohur “Albania”. Lutjen e tij po e botojmë në ditën e lindjes së Konicës, marrë nga blogu i Dorian Koçit.
“Ati yne që je në qiell, jepna fuqine të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë!Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të!Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetem me paanësi,por dhe të sillemi ashtu!Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembimet e gjuhës dhe lajthitjet e shtypit.Ashtu qoftë!”
Lutja si mund dhe te kuptohet lehte e nuk ka vend per shume koment, pasi ne shume pak fjale, Konica pershkruan te gjitha veprimet qe duhet te beje nje shkrimtar dhe nje njeri normal per ti sherbyer dijes dhe se vertetes.Per shume vite Lutja e Shkrimtarit por dhe gjithe vepra e Konices u anatemua nga rregjimi i kaluar dhe shqiptaret nuk paten shansin qe ta lexonin lirisht. Mirepo kjo ndalese dhe burgim i vepres se Konices pervecse i beri shume dem kultures sone kombetare, ne fakt pas viteve 90′ kur ajo filloi te lexohej masivisht u demtua serish nga keqcitimi dhe keqperdorimi i saj nga cilido shqipo qe i mbushet mendja qe eshte njeri i letrave.Nje nga keto keqcitime dhe dhe keqperdorime qe i behen Konices jane shprehjet e tij se “Shqiperi te kam dhjere/sme kuptove asnjehere” apo se “armiqte me te medhenj te Shqiperise jane shqiptaret” duke i nxjerre jashte kontekstit, kultures dhe kohes ne te cilen ai i shkroi keto shprehje. Nese Konica do te kishte mundesi qe tu drejtohej atyre qe e perdorin vend e pa vend ndoshta do ta riformulonte ndryshe Lutjen e tij.
Ati ynë që je në qiell, jepna fuqine të durojme kur na citojne pa na lexuar! Falna durimin kur na perdorin emrin si mburoje vetem per te shitur si ide te reja , mendimet e tyre te mbrapshta! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të dime vertete se cfare eshte panesia dhe te mos e shesim padrejtesine per zgjuarsi dhe shkathtesi ! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembimet e gjuhës dhe lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!