“Lufta e nuseve”/ Mamaqi publikon shifrat e audiencës: Më lart se vitin e kaluar

Ermal Mamaqi ka publikuar shifrat e audiencës për “Luftën e Nuseve” që jepet në Tv Klan. Ai shkruan se mesatarja e audiencës këtë vit është më e lartë sesa vitin e shkuar:
Ja çfarë shkruan ai:
“Më poshte eshte grafiku i audiences mesatare te Lufta e Nuseve sipas kompanise se matjeve Telemetrix. Ne tabele jepen edhe shifrat mesatare te cdo episodi dhe mesatarja e pergjithshme ne shifren 49.92.
Sezonin e kaluar kjo mesatare ka qene 45.4, pra rreth 4.5 % me e ulet.
Seria me audiencen me te larte ka qene seria e 3-te me share mesatar 57.42 dhe me maximum share 65.12. Kolona e parafundit eshte maximum share ndersa e fundit eshte share mesatar!”

Këtë vit këtë spektakël e kanë marrë Ami me Emrmalin, ndërsa vjet ishte Armand Peza nga Geraldina Sposa. Ndoshta kjo zgjedhje e Ermalit për të shpërndarë matjen e audiencës bëhet thjesht për të treguar punën e bërë prej tij dhe Amit.
Mirëpo njeherësh duket edhe si mesazh i drejtëpërdrejtë për autorët e një viti më parë, të cilët nisën realizimin e këtij formati simpatik. Lufta e Nuseve duket se po shtrihet dhe tjetërkund!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *