Luan Rama: Një dervish pikëtakon Rilindjen italiane

 

Kjo tablo është tabloja më e fundit e Omer Kaleshit, një dervish si i dalë nga ikonat apo afresket e Rinascimento-s italiane. Të duket se piktori ka marrë kavaletin dhe me të në kurriz ka kapërcyer Alpet, vetë shekujt, ka zbritur Toskanën dhe ka vijuar drejt jugut, në Italinë e rrahur nga dielli dhe deti për të pikturuar atje një dervish oriental, si në kohën e Vittorio Carpaccio-s, kur ai dhe të tjerë pikturonin ambasadorët e ardhur nga Konstantinopoja e sulltanëve në Napoli, Venecie, Firence, etj. E vështron këtë dervish me atë kokë të anuar si në një ikonë dhe nuk di pse mendon për një imazh të largët të Lorenzo Lotto-s, Guardinit, apo Boticcelli-t e Fra Angelico-s e akoma më larg Cimabue-s. Një tablo ku duket se pikëtakohet orientalizmi me Rilindjen italiane nga një piktor ballkanas që pikturon si një murg nën çatinë e një atelieri në bulevardin “Arago” pranë Montparnasse, aty ku fillon kubeja qiellore… Omeri i adhuron ikonat, unë gjithashtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *