Lojë urbane me Matteo Uguzzoni dhe Augusto Pirovano
Një lojë eksplorimi dhe ndërveprimi me fëmijë të vërtetë ose të rritur
Në kuadër të @Reja Festival që do të mbahet në Tiranë nga data 20 deri më 27 maj 2017, Instituti Italian i Kulturës – në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës prezantojnë Incognito, një lojë urbane e projektuar dhe drejtuar nga Matteo Uguzzoni e Augusto Pirovano i Urban Game Factory, që do të zhvillohet të dielën, 21 maj 2017. Pika e takimi për të filluar lojën është instalimi Reja, për të vazhduar më tej në rrugët e qytetit të Tiranës. Incognito është një lojë eksplorimi dhe bashkëveprimi për familje, të mëdhenj dhe të vegjël, në një mision sekret. Agjentët do t’u japin pjesëmarrësve një zarf. Sapo ta hapin, ata do të gjejnë se çfarë misioni i pret dhe do të kenë 15 minuta për t’a përfunduar atë.
Një nga lojtarët do të mbajë një kapele të veçantë me një mini-kamera, për të regjistruar suksesin e misionit ndërsa gjithë të tjerët do të kenë pajisje dhe objekte si agjentë të fshehtë. Çdo vend në qytetin e Tiranës mund të bëhet protagonist i kësaj loje urbane: Çdo pusetë, çdo statujë, fletë ose person mund të fshehë diçka të bukur, ne duhet vetëm t’a zbulojmë atë. Udhëzimet për të përfunduar misionin do të shpërndahen në tri gjuhë (shqip, italisht dhe anglisht) për të zgjeruar pjesëmarrjen e një publiku heterogjen. Xhirimet e bëra nga pjesëmarrësit nëpërmjet mini-kamerës do të transmetohen më vonë në instalimin Reja. Këto janë përbërësit e thjeshtë për një përvojë që ka lindur që nga 2014, viti i krijimit të saj, një sukses në sajë të vitalitetit të saj. Incognito po vazhdon të argëtojë fëmijët në të gjithë Italinë dhe tani po vjen në Tiranë. Urban Games Factory është një firmë që prodhon lojra urbane në Milano. Ajo lindi nga përvoja e Focus, një realitet aktiv që nga viti 2008 në fushën pervasive e urban games.
Formati UGF harton formate lojrash urbane dhe përvoja kulturore përfshirëse që nxisin publikun të rizbulojë hapësirat e braktisura urbane, vilat dhe parqet arkeologjike, të riinterpretojë veprat kulturore dhe argëtuese. Elementet karakteristike të kësaj loje janë, pra, argëtim live, jo me i bazuar në ndarjen publik artist, por interaktiv, pra bashkëkohor dhe i thellë.
Augusto Pirovano: është një ekonomist i specializuar në ekonomi urbane dhe prej 7 vjetësh përdor lojra urbane për të transformuar qytetet nga poshtë. Në UGF është specializuar në fushën e marketingut online dhe merret me pjesët e game design gjatë fazave të projektimit të formatit.
Matteo Uguzzoni: është një arkitekt. Në UGF ai kujdeset për design, formatin dhe prodhimin e lojrave, me një qasje sa më zen të jetë e mundur.