Ky dokumentar flet shumë për kohën kur qyteti ynë ishte, jetonte dhe formohej prej kulturës, kulturë e cila përfshinte të gjitha moshat, posaçërisht fëmijët, kujton Vaso Tole sa i takon kësaj lidhjej:https://m.youtube.com/watch?v=48xNwlNwNCA&feature=share
Në qendër figura e Llazar Vangjelit, koreografit dhe violinistit popullor të sazeve të Usta Laver Bariut. Rreth tij fëmijët e qytetit tim që mësonin prej tij vallëzimin popullor, e në fakt më shumë se kaq: qytetarinë!
Prandaj këto copa kujtimesh nuk janë thjesht nostalgji, por dêshmi të faktit se jeta duhet jetuar si unitet mes trashëgimisë së vlerave dhe përditshmërisë.
Fara e dashurisē për vallen dhe muzikën që Xha Llazoja mbolli në shpirtrat e atyre fëmijëve, sot është bërë pemë e lulëzuar tek të gjithë ata.
Respekt për të gjithë mjeshtrat që e mbajtën gjallë kulturën tonë.
I paharruar kujtimi i xha Llazos!