Liria e keqkuptuar

 

Gruaja,
asht shakull me bajt,
thotë Kanuja.

Burri,
asht fryma, hija, seksi,
grushti dhe huri.

Trazuar
n’pendesën e brinjës së shkulur,
n’betejën e moskuptimit të përjetshëm,
të Lirisë së keqkuptuar,
burrë e grua.

Shpesh,
sa shpesh, keqkuptimi,
merr trajtë të pandreqshëm gabimi.

Ai të kërkon si grua,
Ti e konkuron si burrë.
Ai lutet të jesh dashnore,
Ti mëson huqe prostitute.
Ai të puth si e dashur
Ti me et’ sillesh si grua
Ai ka nevojë për shoqe,
Ti e josh si dashnore…

Një qenie e vërtetë,
Mbjell dashuri të vërtetë.

Liria, kjo halë e mbetur në fyt
E keqkuptuar, o grua,
Të mbyt…

@ Flutura Açka

8 mars 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *