Lira Gjika
Kur i rrituri e pyet fëmijën ” çfarë do të bëhet kur të rritesh” fëmija vetëm hutohet, pasi mendon se i rrituri e di, që ai do të bëhet i rritur.
Kjo pyetje pa përgjigje sepse për fëmijën është pa kuptim, regjistrohet në memorjen e fëmijës dhe dalëngadalë zhvendoset në pavetëdije dhe për tu bashkuar me shumë pyetje e pikpyetje, që i rrituri nuk i është përgjigjur apo e ka ngatërruar më shumë se e ka sqaruar.
Dhe kështu kur fëmija i ngatërruar tashmë është rritur, bën të njëjtën pyetje, që kur qe fëmijë nuk dinte t’i përgjigjej. Mbase për shkak të harresës apo kombinimi i të dyjave, harresë dhe pavetëdije, kjo pyetje e pakuptimtë nuk na shkulet nga komunikimi i rritur-fëmijë.