Liqeni i Ohrit në UNESCO

Dosja e Kandidimit të pjesës Shqiptare të Liqenit të Ohrit u dorëzua në Qendrën e Trashëgimisë Botërore UNESCO, brenda afateve për t’u marrë në shqyrtim në Mbledhjen e Komitetit të Trashëgimisë Botërore 42COM e planifikuar të zhvillohet në Manama, Bahrain në korrik 2018.

Përgatitja e Dosjes së Kandidimit është rezultat i një pune voluminoze 3 vjeçare në kuadër të projektit “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”.

Ky projekt mbështeti një proces gjithëpërfshirës për planifikimin e menaxhimit të integruar dhe përgatitjen e Dosjes nga ana e autoriteteve shqiptare për të zgjeruar pasurinë e Trashëgimisë Botërore “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Liqenit të Ohrit” (regjistruar në Listën e Pasurive Botërore në vitin 1979) edhe në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit.

Projekti ka angazhuar institucionet shtetërore qendrore dhe vendore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë përgjegjëse për mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe planifikimin urban dhe turizmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *