Linda Halimi kritikohet pas provave në Eurosong

Lindita Halimi merr vlerësime të ulëta pas provave në skenën e Eurovision.

E veshur me fustan të bardhë e vello, Lindita Halimi duket si një nuse në skenë.
Efektet vizuale ku bien në sy anijet kozmike, makina e kohës dhe elementë të tjerë futuristikë, shoqërojnë performancën e përfaqësueses shqiptare në Eurovision.

Por me sa duket, vetëm kaq nuk mjafton që kënga “World” të marrë kritika pozitive.
Ndonëse është herët për të parashikuar se cfarë do të ndodhë në netët e festivalit, një vlerësim për produktin e saj, Lindita Halimi e ka marrë nga gazetarët europianë të cilët kanë ndjekur provat e këtij eventi.

35 fanatikë të Eurovision-it e kanë votuar të parafundit përfaqësuesen shqiptare, pas përfundimit të provës së parë. Rezultat i dobët, po të kemi parasysh 9 pikët e Shqipërisë, në krahasim me 72 që u vlerësua Finlanda e cila qëndron në krye të listës.
Fjalët e mira për këngën “Ëorld”, duket se i kanë kursyer dhe gazetarët e kanalit të njohur që merret ekskluzivisht me Eurovision-in, “Ëiëibloggs”.

“Lindita është mbretëresha e zemrave tona”, nisin komentin pas performancës djemtë e blogut në fjalë, por duket se nuk kanë të njëjtin mendim për sa i takon asaj që kanë parë në skenë.
Kritika e djemve: kënga, pra muzika nuk ka lidhje me atmosferën skenike të krijuar nga efektet virtuale LED.

Megjithatë, djemtë nuk e mohojnë se këtë herë, ndryshe nga vitet e shkuara është bërë punë më e mirë për dukjen, pra teknologjinë e përdorur gjatë performancës së këngëtares shqiptare. Por, siç shprehen hapur, janë të pakënaqur me këngën.

Lindita Halimi do të këndojë e 7-a në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision, që do të mbahet më 9 maj në Kiev të Ukrainës.(abcnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *