Lideri i grupit Linkin Park vret veten në moshën 41-vjeçare

Një ditë zie për muzikën botërore, pas lajmit të rëndë se lideri i grupit të njohur Linkin Park, Chester Bennington, ka vrarë veten në 20 korrik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Los Angeles, në shtëpinë e artistit, i cili është dhe baba i 6 fëmijëve.

Mediat e huaja raportojnë se Chester vuante prej kohësh nga problemet e varësisë ndaj drogës dhe alkoolit.

Ai është gjetur i varur në shtëpi nga shërbimet e emergjencës, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të vetëvrasjes.

Banda e njohur Linkin Park u formua në vitin 1996 nga Mike Shinoda, Rob Bourdon dhe Brad Delson, ndërsa Chester Bennington iu bashkua grupi në mars të vitit 1999.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *