
Papa Gjon Pali II, Karol Vojtyla, nisi një miqësi me nja filozofe polako-anerikane në vitin 1973. Miqësia zgjati deri në fund të jetës. Ajo e ka pritur në shtëpinë e saj gjatë vizitave të tij në New England dhe ka përkthyer një libër të tij. Anna Teresa dhe Papa Vojtila kanë qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin deri në vdekjen e tij në vitin 2005. Tani, për herë të parë letrat që ai i ka shkruar filozofes, Anna-Teresa Tymieniecka, dalin në dritë dhe në to lexohet e portretizohet një lloj afeksioni. “Zoti më ka dhënë ty dhe vokacionin tim” shkuhet në një prej këtyre letrave që është publikuar të hënën nga BBC. Ai e ka quajtur atë një dhuratë prej Zotit. Pas këtyre shkrimeve Vatikani nuk ka bërë asnjë reagim, ndërsa letërkëmbimi dhe miqësia e Papës me këtë grua duket se tejkalon thjesht të qenit miq.