Themeluesit e Led Zeppelin, Robert Plant dhe Jimmy Page duhet të përballen me gjyqin për të drejtën e autorit për një varg të këngës “Stairway to Heaven”.
Një gjykatës i Los Angeles që po merret me çështjen tha se kishte ngjashmëri të mëdha mes këngës së Zeppelin dhe një instrumentali nga grupi “Spirit”.
Gjyqi është caktuar të mbahet më 10 maj.
“Stairway to Heaven” është publikuar në vitin 1971 dhe është cilësuar si një nga kompozimet më të mëdha rrok të të gjitha kohërave.
Aksioni për shkeljen e të drejtave të autorit është sjellë nga Michael Skidmore, një administrues i besuar për kitaristin e “Spirit” Randy Wolfe dhe pretendon se atij duhet t’i jepen me shkrim të drejta për këngën.
Kitarisit i Led Zeppelin Page dhe solisti i grupit Plant mendohet se e kanë shkruar Stairway to Heaven në një vilë të largët në Uells.
Megjithatë, zoti Skidmore sugjeron se kënga u krijua pasi grupi dëgjoi performancën e “Taurus” të bërë nga grupi “Spirit”, teksa grupet patën edhe një turne së bashku në vitin 1968 dhe 1969.
Gjykatësi Gary Klausner tha se juria mund të gjejë ngjashmëri “të konsiderueshme” mes dy minutave te para të Stairway dhe Taurus.
“Ajo që mbetet është një vlerësim subjektiv i” konceptit dhe ndjesive” për dy krijimet … një detyrë më e përshtatshme për një gjyqtar sesa për një juri”, ka thënë më tej ai për BBC, citon Pasqyre.al
Ai tha gjithashtu se administratori i Spirit mund të marrë vetëm 50% të dëmeve duke cituar një kontratë të viti 1967 nënshkruar me Wolfe./Pasqyre.al