Në vitin 1492 monarkët katolikë të Spanjës miratuan një ligj, Ediktin e dëbimit të hebrenjve, i cili detyronte hebrenjtë spanjollë të ktheheshin në katolikë ose të iknin në mërgim. Njerëzit që linin Spanjën quheshin hebrenjë Sefardikë, nga fjala hebraike Sefarad, që do të thotë një vend nga i cili njerëzit janë dëbuar për në mërgim.
Hebrenjtë që u dëbuan në mërgim mbajtën çelësat e shtëpive të tyre si kujtim për atdheun e braktisur.
Pesëqind vjet më pas, Spanja është duke shqyrtuar një ligj,i cili parashikon tu jap shtetësinë spanjolle të gjithe pasardhësve sefardikë në mëgrim.
Hebrenjtë Sefardikë nga e gjithë bota mund të marrin shtetësi të dyfishtë, me të gjitha përfitimet që shoqëron pasja e një pasaporte të BE-së.
Një sefardike hebrenje, Alejandra Abulafia thotë se “kjo pasaportë paraqet kthimin në atdheun e humbur.
“Për mua një pasaportë spanjolle paraqet kthimin në atdheun tonë të humbur. Është një çelës simbolikë. Unë nuk mendoj se njerëzit Sefardikë nga e gjithë bota do të kthehen në Spanjë. Ata do të aplikojnë vetëm për shtetësi dhe pastaj të qëndrojnë aty ku janë. Shumica e tyre nuk kanë asnjë interes që të lëvizin në Spanjë. Ata mbajnë çelësat e shtëpive të braktisura si një simbol nostalgjik. Tani, ata duan të rihapin dyert e shtëpive të gjyshërve të tyre, dhe Spanja është ajo derë. “, thotë Alejandra.
Ligji i ri tashmë është miratuar nga Këshilli i Ministrave të Spanjës dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2015. Mendohet se 90.000 deri në 500.000 hebrenj do mund të aplikojnë për shtetësi spanjolle gjatë pesë viteve të ardhshme, gjë që do t’i kushtojë Spanjës rreth 30 milionë euro.
Sekretari i Drejtësisë spanjolle Juan Bravo thotë se do të ketë kontrolle për aplikantët: “Kërkuesit duhet të jenë me origjinë Sefardike spanjolle. Projekt-ligji që do të miratohet përfshin një listë të gjatë të mënyrave për të provuar origjinën Sefardike.
Sefardikët hebrenj janë të shpërndarë në të gjithë botën. Fillimisht ata u strehuan në Afrikën e Veriut, Evropën Jugore dhe në Ballkan. Që nga viti 1950 shumë prej tyre kanë lëvizur në Izrael. Mendohet se janë rreth 3.5 milion hebrenj Sefardikë, të cilët përfaqësojne 18 për qind të hebrenjve në mbarë botën.