Regjisori i njohur Ettore Scola, i njohur si mjeshtri i kinemasë italiane është shuar dje në moshën, 84 vjeçare shkruan “Corriere”. Në mesin e kryeveprave që ai realizoi ishin filmat “C’eravamo tanto amati”, “Una giornata particolare” dhe “La famiglia”. Ai u shua në një spital në Romë. Në filmat e tij, ai tregoi Italinë që rritej, përmes ëndrrave dhe shpresave, duke i vënë kinemasë vulën e tij unike e të paimitueshme të regjisorit të madh. Scola endej mes realizmit të ashpër dhe humorit britanik, duke sjellë njeriun, ndjenjat e tij, guximin dhe dobësitë. Me filmin “Brutti, Sporchi e cattivi” fitoi Palmën e Artë në Kanë.(Pasqyre.al)
Nga filmi “Një ditë e veçantë”