Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ndërron jetë në moshën 85-vjecare në spital. Ai ishte i shtruar në spital prej disa ditësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit.
Mësimet e parai mori në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokatrës, një shkollë me mjaft traditë.
Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Karrierëm e nisi si gazetar. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.