20 vite pas realizimit të një prej filmave më të mirë të të gjitha kohërave “La vita e bella”, sjellim në kujtesë rrëfimin e Robetto Benignit për përzgjedhjen e të birit- vogëlushit që interpretoi përkrah tij.
“Kam zgjedhur këtë fëmijë, që quhet Giorgio Cantarini, sepse më ngjante mua dhe Nicolett-ës, e sepse përfaqësonte në pamje pafajësinë, bukurinë, gjallërinë dhe dinakërinë.
Ai nuk kishte luajtur kurrë në një film. Kam pasur vështirësi ta bëja atë të interpretonte emocionet e forta: I ka përjetuar për herë të parë aty britmat, torturat dhe po aty ka parë për herë të parë pushkët.
Ai as nuk e dinte se çfarë do të thoshte fjala ‘hebre’, vetëm e njihte dallimin mes të mirës dhe të keqes. Më pas i identifikoi djemtë e mirë te hebrenjtë dhe të liqtë te të tjerët. Ajo që më preku më shumë është se ai e kuptoi atë ndodhi me të vërtetë: fëmija u bë një histori … “.
• Roberto Benigni
▪”La Vita è bella” (Përvjetori i 20-të)