Ky është filmi më i mirë për vitin 2016

Filmi muzikor “La La Land” i Damien Chazelle nga Los Angeles, u shpall filmi më i mirë i vitit 2016 nga kritikët e filmit në New York.
Grupi njoftoi zgjedhjen e tyre të enjten në Twitter, duke shpërndarë çmimet e tyre në një shumëllojshmëri të pretenduesve për Oscar. Çmimi i lartë erdhi si një kthesë pasi zgjedhja e mëhershme e kritikëve shkonte drejt Barry Jenkins me “Moonlight” dhe drama e Kenneth Lonergan, “Manchester by the Sea”, shkruan ABC News.
Filmi më i mirë ishte çmimi i vetëm për “La La Land”, i cili starton javën e ardhshme. Filmit “Chazelle”, ku luajtën Emma Stone dhe Ryan Gosling, kritikët e nominimeve “Choice Awards” të enjten i dhanë 12 pikë.

Këta tre filma – “La La Land”, ”Moonlight” dhe “Manchester by the Sea” ishin zgjedhje favorizuese e kritikëve në fillimin e sezonit të çmimeve të Hollywood. “Moonlight” udhëhoqi në “Gotham Film Independent Awards” të hënën. “Manchester by the Sea” ishte në krye të “National Board of Review Awards” të martën.

NYFCC, organ i disa dhjetëra kritikëve të New York, zgjodhi Isabelle Huppert si aktoren më të mirë për shfaqjet e saj në “Elle” të Paul Verhoeven dhe Mia Hansen në “The Things to Come”. Filmi më i mirë fillestar u nda ndërmjet komedisë “The Edge of Seventeen”, të Kelly Fremon Craig dhe dramës me mikro bugjet “Krisha” e Trey Edward Shults.

Çmime të veçanta janë dhënë edhe për Thelma Schoonmaker, redaktore e vjetër e Scorsese si dhe “25th anniversary restoration” të Julie Dash në “Daughters of the Dust”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *