Kush është aktori që e njohim të gjithë si Skënderbeu. E zbulojnë arkivat!

Nuk ka njeri të mos e njohë si fytyrë, por pak e dinë se cili emër fshihet pas personazhit të Skenderbeut në filmin e vitit 1953.

Ai është gjeorgjiani Akaki Khorava, lindur më 29 prill 1895. Studimet i ka kryer në Kiev dhe Tbilisi. Në 1939 u bashkua me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Katër herë u zgjodh anëtar i Këshillit Suprem Sovjetit (1937-1958). Në vitin 1946 merr titullin “Artist kombëtar i BRSS”. Po ashtu është nderuar pesë herë me Çmimin “Stalinisti” dhe dy herë iu dha “Urdhri i Leninit”.
Pas një karriere të mirë si aktor e regjisor, ndërroi jetë më 23 qershor 1972 në Tbilis.
Në dokumentet e ish-Arkivit Qendror të Partisë, gjendet ky material ku për filmin “Skënderbeu” shkruhet se: “Ne lidhje me filmin Skenderbeg artistet tane kane dale mire ne provat dhe nga mezi i Tetorit do të niseshin per ne krime. Keto prova i ka pare edhe shoku Komandat kur ishte ne Moske, prandaj i lutemi asaj Drejtorie qe te informohet nese shoku Komandat ka nonje vrejtje ne lidhje me kete çeshtje per tja transmetuar Legates s’one ne Moske”.
F.14/APSTR, V. 1952, D. 626″, është materiali që na zbulojne arkivat sot/ gazetapasqyre.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *