Felix Luis Viera
Kurva të dlira të atdheut tim,
nga larg, nga i pafundmi Qytet i Meksikos ju përshëndes
ju dua së largu
o vajza, që si unë, ëndërruat një të ardhme të artë,
por patëm të njëjtin fat.
Kurvat e mija,
kurva inxhiniere, mjeke, gjuhëtare, ekonomiste, të diplomuara,
të mjera,
që i shiteni një italiani barkaliq, pronar ofiçine,
një kuzhinieri suedez,
një shoferi meksikan,
një kanadezi kopshtar,
një spanjolli teknik salsiçesh,
një portugezi të shëmtuar,
ju dua shumë kurvat e mija,
shumë ju dua, për ju këndoj dhe mbrojtësi juaj jam
o vajza
adoleshente
prindërit ju thanë juve që s’do ta njihnit
kurrë urinë
dhe uria
qe një problem vetëm për të tjera vende
prindërit tuaj ju thoshin
se ata, të cilëve ju jepeni sot për pak dollarë,
qenë të mjerë që vuanin nga uria
ju thanë se do t’ja merrnim këngës pasditeve, mbrëmjeve
çdo ditë
nëpër kodra kur ngjiteshim do të mbillnim flaute dhe kitarra.
Përktheu- Maks Rakipaj
@Poeteka