KUR VIJA TEK TY

Fatos Arapi

Në fushën e mbrëmjes unë lozja me erën
dhe era me mua e me veten lozte.

Dhe vija tek ty e shkelja përherë
me hapin e parë, që mbi tokë hedh foshnja.

Dhe mbaja në buzë trëndafila të bardhë
këputur mes valëve të detit të gjerë.

Unë isha kambana që diku në muzgje
kumbonte në qiell vetiu prej ere.

————————
* Fatos Arapi, Fatet, Prishtinë, 1979, faqe 108.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *