Ndoshta pak shqiptarë e dinë se Tirana dikur ka pasur një Hark Triumfi, që simbolizonte fitoren kundër fashizmit.
Foto të rralla të këtij harku ka postuar në Facebook, Artan Shkreli, i cili shkruan se ky hark u prish me ndërtimin e “Pallatit të Kulturës”
“Askush ndofta sot nuk e di se Tirana në vitet 50 ka patur një hark triumfi. Qëndronte pak a shumë perkundruall Monumentit te Stalinit ne sheshin “Skenderbej” dhe kesisoj simbolizonte idene e fitores mbi fashizmin.
Harku i triumfit, nje konstruksion butaforik, u prish me ndertimin e Pallatit te Kultures”, shkruan Shkreli në Facebook.
Ky hark, sipas atyre që ende e kujtojnë është ndërtuar para viteve 50, me një mur që rrethonte Pazarin e Vjetër të Tiranë.
“Une e kujtoj atë Hark. E kanë pas ndërtuar përpara viteve ’50 me një mur që rrethonte Pazarin e Vjetër të Tiranës që kishte disa ngrehina rrenoja, që i thojshin dyqane e ndër to punonin arizanet e Tiranes si tjerrsa leshi,qelepunuesa,shitshin bozë e ujë me safa. Në atë vend ka kene edhe nji dyqan që n’tabele e kishte emnin pastiçeri por mbrenda shiste shama hallvasi ,akullore, boze misri e salep me franxholla etj . U patën prish me ndërtu Hrushovi, Pallatin e Kultures”, kujton një qytetar tjetër për këtë ndërtesë të veçantë dhe pak të njohur nga kujtesa jonë.