Stanley Kubrick, i cili ka shkroi dhe drejtoi filma si “Lolita”, ”Dr. Strangelove”, ”2001: A Space Odyssey”, ”A Clockwork Orange” dhe ”The Shining”, ishte një nga regjisorët më me ndikim të Amerikës. Regjisorët e tjerë, duke filluar nga Vëllezërit Coen tek Tim Burton dhe ku vet Steven Spielberg ka thënë se: “Askush nuk mund të shkrep një foto të mirë se ai në histori”.
Në fakt aftësitë e veçanta e të jashtëzakonhsme të Kubrick prapa kamerave ishin të dukshme shumë kohë para se ai të ishte një ikonë e Hollywood. Edhe në moshën 17 vjeçare, Kubrick ishte një talent i madh. Në vitin 1945, për 25 dollarë ai shiti një fotografi për revistën Look, imazhin e një gazetashitësi zemërthyer për vdekjen e presidentit Franklin D. Roosevelt. Disa muaj më vonë Kubrick u bë fotografi më i ri që iu bashkua stafit të revistës.
Ai vazhdoi të punojë për Look deri në vitin 1950 kur ai u largua për t’iu përkushtuar filmave, ku dhe u bë një nga regjisorë më të mëdhenj e më me ndikim në kinematografi. Këto janë disa nga fotot e rralla e fantastike të tij, të cilat po ua risjellim në kujtesë. ( Pasqyre.al)