Kur “rrëzohej” muri i ambasadave, në 2 korrik 1990

Kalimi mbi mure të përfaqësive diplomatike në Tiranë, i atyre qytetarëve më shumë kurajo, dhe me thirrjet “ Liri – Demokraci”, ishte goditja më e rëndë që regjimi kishte marrë deri atëherë.
Tashmë qytetarët shqiptarë kishin rrëzuar “murin” e regjimit që i ndante me botën e lirë, për t’iu bashkuar asaj përgjithmonë. Kjo ngjarje i dha një krisje të madhe gjithë nomenklaturës komuniste. Për këtë në një mbledhje “prush” të Byrosë Politike, Ramiz Alia do t’u drejtohej të pranishmëve : “ Ngjarja e 2 korrikut i zuri në befasi organizmat tona, dhe pas saj u krijua një situatë e rëndë. Në këtë ngjarje pasqyrohet puna e dobët, veçanërisht e Sigurimit të Shtetit… Është e çuditshme që organet tona, emrat e atyre që ishin futur në ambasada nuk i dinin, kështuqë u detyruan t’i merrnin nga kërkesat për pasaporta.”
Dokument: AQSH
Foto ilustruese nga 2 korriku i vitit 1990.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *