Kur mezi sigurohej gruri dhe buka

Nga Aleksandër Meksi

Një verejtje e mikut tim Artur Çani lidhur me dekorimin e te ndjerit Feruz Mataj, ku vetëm kalimthi përmendej puna e tij titanike në vitet 1991-1993 si i ngarkuar i Qeverisë, qysh nga Qeveria e Stabilitetit, per pritjen, administrimin dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore që mbajtën gjallë shqiptaret në ato vite tejet të vështira, më shtyu të them keto rreshta vlereësimi dhe mirënjohje për të, kuptohet dhe të gjithe ata që morën pjesë në atë që quhej “Operacioni Pelikan”. Kështu e nis rrëfimin e tij prof.Aleksandër Meksi, duke treguar disa të vërteta për një mikun e tij e mandej duke kaluar në vitet e vështira kur mezxi sigurohej buka e gruri, apo edhe energjia elektrike.

Më poshtë rrëfimi:
Feruz Matajn e njihja si emër, si një inxhinier te zotin të kantjerit detar në Durrës por dhe si një administrator të afëte në detyrat e tij në Durres e Elbasan, ku la një emër të mirë dhe gëzonte respektin e njerëzve të thjeshtë. Pati dhe keqtrajtim sepse e kishte vlerësuar ndonjë “agjent” që pasi e nxorën agjent duhej të ndëshkoheshin dhe ata që i vlerësonte për punën. Me Feruzin u njoha që ditet e para që mora detyrën sepse për 2-3 vite dita ime e punës fillonte me sigurimin e ushqimeve dhe energjisë. Ai u paraqit, tregoi për detyrën, vështirësitë dhe ndihmën që kërkonte. Në ato vite vinte rrallë vetëm kur duhej ndërhyrja e ime apo gruri nuk po vinte nga Marseja dhe duhej të bisedoja me Brukselin. Vinte për të raportuar punën e veshtirësitë, gjendjen e ndihmave dhe realizimin e Fondit Kundërparti-çka mblidhej nga shitja që ishte krahas financimeve të huaja kontribuesi kryesor për Buxhetin. Kjo punë kontrollohej nga ne, nga qeverisja vendore që ankohej, por si veprimtari materiale dhe financiare edhe nga donatorët me të cilët caktohej dhe çmimi i shitjeve. Qe një punë e vështirë kur klima qe penguese sidomos në zonat e thella, nevojitej mbrojtja gjatë transportimit. Kësaj pune po i vinte fundi sepse filloi të rimëkëmbej ekonomia dhe një ditë ai kërkoi takim dhe m’u lut ta lejoja të largohej nga detyra sepse tashme ishte thuajse i panevojshë dhe mendonte të themelonte me djemtë një shoqëri transporti të cilës i vuri emrin “Pelikan”. Nuk kisha si të mos e lejoja, ishte i vetmi shpërblim për punën e tij të vështirë në ato vite. Feruz Mataj ishte një shembull korektese për të gjithë që punuan me të që besoj se si dhe unë nuk e harrojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *