Kur kompozonte Tish Daija:Me lule të bukura due me t‘dhurue vashë një kurorë

Nga Entela Hoxha

Dje, është shënuar 90-vjetori i lindjes së Tish Daisë kompozitor, Artist i Popullit, akademik. “Kohë ditëlindjesh të shpirtrave të pasur dhe mbrëmja mbyllet me ditën e 90 vjetorit të lindjes së Tish Daisë!”shkruan ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila këto ditë ka festuar ditëlindjen e Dhimitër Anagnostit e atë të Kadaresë.
Tish Daija, kujtua më herët nga drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni. “Si sot, 90 vjet më parë lindi kompozitori Tish Daija. Klasik themelues i bazave të muzikës sonë kombëtare, autor i baletit të parë shqiptar, i qindra këngëve, muzikës së filmave, pjesëve instrumentale e simfonike, operave…
Me personalitete të pazëvendësueshëm si Tish Daija do të jemi gjithnjë borxhlinj. Sot në ditëlindjen e tij edhe më shumë”.
Daija lindi në Shkodër. Afrimi i tij me muzikën nisi në vitet e fëmijërisë: 6 vjeç këndonte në korin françeskan të Martin Gjokës, më pas ishte anëtar i orkestrës frymore të Prenk Jakovës. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua për kompozicion në Konservatorin “P. I. Çajkovski” (Moskë, 1951–1956). Punoi në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës dhe si udhëheqës artistik i ASHKVP (1962–1980). Fillimet kompozicionale, disa këngë me stil popullor (“Çikë o mori çikë”, “Me lule t’bukra” etj.) të ndikuara nga muzika qytetare shkodrane, u përkasin viteve ’40. Në gjysmën e dytë të viteve ’50 krijimtaria e tij njohu zhvillime të mirëfillta profesioniste me vepra instrumentale dhe orkestrale, si Kuarteti i parë i harqeve (1955) dhe Suita orkestrale “Një ditë pikniku” (1955). Me operetën “Lejlaja” (1957) dhe operën “Pranvera” (1960) renditet mes krijuesve të parë të këtyre gjinive skenike; me baletin “Halili dhe Hajrija” (1962) u bë krijuesi i baletit të parë shqiptar. Kompozoi gati në të gjitha format e gjinitë muzikore, edhe muzikë filmi. Si një ndër përfaqësuesit më origjinalë të këngës shqiptare, Tish Daija shfaqi prirje të vërteta emancipuese për kohën (“Erë pranverore”, “Natën vonë” etj.). Së bashku me Çesk Zadenë krijuan klasën e kompozicionit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Në mesin e këngëve tē tij ka edhe kushtime. Pjetër Pepa shkruante: “Lule bora” i qe kushtuar “Zojush D” nga Simon Gjoni apo “Lulja e Majit“ kushtuar nga Pjerin Ashiku të dashurës së tij të zemrës. Po “Me lule të bukura due me t‘dhurue vashe një kurorë…” qe Tish Daija ja kishte kushtuar të adhuruarës së vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *