Kur gjethet kishin rënë në Paris!

Nga Jonida Hitoveizi
Kur mbërrita unë
Gjethet kishin rënë në Paris i dashur
Pemët nuk flisnin tjetër gjuhë
Veç ftohtësisë së lakuriqtë pas braktisjes

Kur mbërrita unë
Ndjeva ty, në metrot që dikur më pate thënë se të çonin gjithkund
E asnjëra tek ty

Kur mbërrita unë, nuk kishte më stinë
Ne të dy tashmë ishim
Banorë të harrimit

Më thua dot i dashur
A ka më shtigje kthimi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *