Kur evropianët emigronin masivisht në kërkim të “Botës së lirë”

Nga 

Gjatë valës së fundit të emigracionit, evropianët ishin emigrantë. Pesëdhjetë e pesë milionë njerëz kanë lënë Evropën dhe kanë hasur pothuaj të njëjtat probleme që u copëtojnë zemrën refugjatëve të sotëm. Ka qenë një nga emgrimet më të mëdha në historinë e njerëzimit. Nga viti 1846 deri në vitin 1940, rreth 55 milionë europianë kanë marrë çantat e tyre dhe për të kërkuar një jetë të re jashtë vendit, kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën e Jugut. Rajone të tëra janë boshatisur duke detyruar qeveritë që nga Vjena në Pragë të përdornin propagandën dhe dënimin për të parandaluar përhapjen e të ashtuquajturës “Ether amerikane”. Por, siç shkruan Tara Zahra në librin e saj të ri “Ikja e madhe: Migrimi masiv nga Europa Lindore Evropa dhe krijimi i një Bote të lirë”, rrugët e Amerikës nuk ishin veshur gjithmonë me ar dhe shumë emigrantë u kthyen në shtëpi, të thyer dhe të zhgënjyer. Duke folur nga Venecia, Zahra shpjegon pse retorika perëndimore nuk është përputhur gjithmonë me bujarinë ndaj emigrantëve; si Donald Trump është tërhequr në një ndjenjë të thellë historike anti-emigrante; dhe pse kriza e sotme e emigrantëve në Europë ka ngjashmëri shqetësuese me të kaluarën. Shkalla e migrimit ishte tronditëse. Ishte e jashtëzakonshme. Njerëzit flisnin për fshatrat të rrënuar krejtësisht dhe vetëm gra e fëmijë të lënë pas. Vetëm nga Perandoria Austriake në periudhën mes viteve 1880-1940 ikën nga 4-në 5 milionë njerëz ose rreth 7 deri 8 për qind të popullsisë së përgjithshme. Një pjesë e madhe e emigrimit erdhi nga zonat më të varfra të monarkisë, si Galicia tanimë pjesë e Polonisë dhe Ukrainës dhe jugut të Hungarisë. Këto ishin zona ku kishte mbipopullim në pak tokë për shkak të mënyrës se si ishte e ndarë trashëgimia mes të fëmijëve. “Sot, një valë masive e re emigrantësh po ikin në Evropë nga Siria dhe Iraku. Çfarë paralelesh shihni ju në migrimin masiv nga Evropa Lindore?” është pyetur Tara Zahra. “Shoh shumë paralele.

Disa prej skenave më të shëmtuara që shohim sot janë krijimi i “tokave të askujt”, si në mes të kufijve të Maqedonisë dhe Greqisë ose mes kufijve të Hungarisë dhe Serbisë, ku emigrantët janë mbërthyer dhe nuk janë në gjendje të lëvizin. Kjo është pikërisht ajo që u ndodhi hebrenjve në vitet 1938-39, kur ata u dëbuan nga një shtet dhe pastaj u penguar të hyjnë në një tjetër. Kjo ishte një situatë e brutale dhe e tmerrshme dhe është po kjo përsëri sot”, ka thënë ajo.

Sipas saj, strategjia për të fajësuar agjentët dhe kontrabandistët si burim të emigrimit në masë edhe pse unë nuk jam për të mbrojtur kontrabandistët, është gjithashtu një zgjidhje më e përshtatshme se sa të përpiqesh për t’u marrë me shkaqet e vërteta, që janë në themel të migrimit masiv, të cilat janë më komplekse.

E pyetur nëse “Statuja e Lirisë” tregon se realiteti ska qenë gjithnjë kështu autorja Tara Zahra thotë se në SHBA mënyra se si mbahet mend emigrimi është një histori suksesi ku njerëzit shkuan, mbase luftuan pak kohë, por në fund jetuan të lumtur. “Në fakt, pjesë e asaj që nxiti antiemgrimin në Europë ishin vuiajtjet e pafundme të emigrantëve në SHBA. Familjet ndaheshin, gratë dhe fëmijët braktiseshin, njerëzit bëheshin viktima të aksidenteve industriale dhe ktheheshin në shtëpi me pamundësi fizike ose të paaftë për tu marrë me veten. Ka shumë histori njerëzish që janë zhgënjyer me atë që gjetën në anën tjetër të Atlantikut”.

National Geographic:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *