Kur e kupton që jeton në Shqipëri!

Nga Gresa Hasa

Ti e di që jeton në Shqipëri kur:

– për të kaluar në anën tjetër të rrugës pret që semafori të bëhet i kuq për kalimtarët dhe jo jeshil
– rezultatet e llotarisë Amerikane priten më me ankth se rezultatet e provimeve
– ngado të vërdallisesh do të të dalë një kushëri/rë
– Edi Rama dhe Sali Berisha zënë më shumë vend në jetën tënde se mami dhe babi
– nuk bën dot çap jashtë derës së shtëpisë pa i dhënë llogari komshijes për çështjet dashurore
– ëndrrat për të ardhmen rrotullohen “zgrapjes së ndonjë vendi në shtet”
– ke frikë të mbjellësh lule në ballkon se mund të kalojë Erion Veliaj me katër betoniere
– ke frikë të kesh shtëpi se mund t’i ngrefet Erion Veliajt të ta shembi
– ke frikë të kesh shtëpi se mund të jetë trualli pa leje
– Blendi Fevziu bën një emision të tërë për një personazh telenovelash
– Blendi Fevziu bën shumë emisione për personazhe telenovelash
– Blendi Fevziu drejton një emision me personazhe telenovelash
– qielli duket gjithmonë bukur në kontrast me shumëçka në këtë copëz toke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *