- O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
- Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
- Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
- Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
- Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
- O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
- Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
- Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
- Bagëti e Bujqësi është poemë e shkruar nga shkrimtari shqiptar Naim Frashëri e cila është botuar në Tiranë në vitin 1886, e cila është një nga veprat monumentale të letërsisë sonë. Me këtë vepër nisi edhe botimi e veprave letrare të Letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare.
Dje, kryeministri Rama i ka kushtuar një AMARCORD.
6 maji përkon me ndezjen e një drite të madhe në letrat dhe vetëdijen kombëtare shqiptare, me botimin e parë të “Bagëti e Bujqësi” të Naim Frashërit, e cila rrezatoi dhe rrezaton ende edhe jashtë kufijve.
Foto është ajo e frontespicit të botimit në italisht të poemës, dalë nga shtypi 75 vjet më parë me një përkthim ku kontribuan studentë shqiptarë në Itali, gegë, jallias e toskë, Pal Capaliku nga Shkodra, Kasem Domi dhe Nexhat Muraku nga Tirana, Ali Kondi nga Ballgurasi, Spiro Papa dhe Mihal Furxhi nga Korça ??⭐?