Çdo 7 mars kujtojmë çeljen e Mësonjtores shqipe, hapur në Korçë më 1887. Në kujtim të asaj ngjarjeje, sjellim për publikun virtual Abetaren e Zymit, e ndodhur Fondi “Koleksion fondesh personale” (63), Dosja 163, fl. 12r në AQSh. Autorësia i atribuohet Jak Specit (Jaku i Tush Mark Krajës), mësues në qytetin e Shkodrës. Siç thotë shënimi i datës 5 janar 1935 i Lumo Skëndos, , Abetarja ka qenë pronë e Luigj Shalës (Bogdanit), profesor i didaktikës në Institutin Femnor (Tiranë), të cilën e ka përdorur vetë në Prizren. Shala ia pati dhuruar Skëndos, dhe ky ia dhuron Bibliotekës Kombëtare, siç dëften edhe vula në disa prej fletëve të Abetares. Foto: AQSh.