Kumbaro prezanton projektligjin për të drejtën e autorit: Stop piraterisë

FB_IMG_1453890651057

Dje, për më shumë se tri orë u prezantua dhe u diskutua gjerë e gjatë projektligji për të “Drejtën e Autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, para Komisionit për Edukimin dhe mjetet e Informimit Publik me deputetët e të cilit, qoftë të opozitës qoftë të mazhorancës, u nda të shqetësimi për situatën tejet problematike dhe abuzive që ka dominuar tregun e të drejtës së autorit në 10 vitet e fundit, për dëmin e madh që kanë pësuar krijuesit nga mos respektimi i kësaj të drejte dhe për nevojën e domosdoshme të një sistemi të ri rregullator.

Një ligj i ri në shërbim të krijuesve, autorëve, artistëve për të njohur dhe shpërblyer të drejtën e tyre të autorit, ku shteti merr, përsipër të luajë rolin e mbrojtësit të autorëve, duke krijuar një terren të ri të qartë komunikmi dhe transparence për tre partnerët kryesorë në fushën e të drejtave të autorit: autorët-agjencitë-përdoruesit.

Pas dy viteve punë, pas konsultimeve me rreth 30 operatorë, grupe interesi, subjekte të interesuara për fushën, Ministria e Kulturës paraqiti në Kuvend një projektligj i cili krijon një kornizë ligjore shumë të rëndësishme
– jo vetëm për Ministrinë e Kulturës,
– jo vetëm për plotësimin e kuadrit ligjor në një fushë ende të paplotë, të re, pa përvojë
– jo vetëm për tregun e ekonomisë së prodhimeve të krijimtarisë intelektuale, artistike dhe shkencore,
– jo vetëm për të përmbushur një detyrim të kahershëm të shtetit shqiptar që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE, i cili që prej 10 vjetësh vë theksin mbi këtë detyrim të paplotësuar të Shqipërisë në fushën e të Drejtës së Autorit dhe të luftës kundër piraterisë,
– por sidomos për të vendosur si asnjëherë më parë AUTORIN KRIJUES, në qendër të vëmendjes, si mbajtësi i vetëm i së drejtës

Kjo risi, shënon një hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen e të Drejtës së Autorit, duke u renditur kështu në një hap me legjislacionet në Europë për këtë lëmë që
– mbron, mbështet dhe garanton një kategori vulnerabël që është ajo e krijuesve që asnjëherë s’ka përfituar mbrojtjen e merituar dhe njohjen me të drejta të plotë të së drejtës së vet të pronësisë intelektuale, por është përdorur, abuzuar dhe shumë pak ose aspak shpërblyer;
– qartëson në mënyrë të përkufizuar qartë për të gjithë aktorët, që tagrat e së drejtës së autorit i ka vetë autori dhe që i lindin që në momentin e krijimit, si edhe të publikimit të krijimit.
Këtë të drejtë ai e ka vetë, nuk ia jep ligji. Ligji ia njeh, ia mbron, ia garanton.
Ky projektligj merr parasysh zhvillimet teknologjike dhe shumëllojshmërinë e formave të shfrytëzimit të veprave letrare, artistike apo shkencore, në epokën digjitale dhe garanton mekanizma rregullatore për të mos lejuar cenimin e titullarëve të të drejtave nga njëra anë si dhe nga ana tjetër të drejtën e publikut për tu informuar.

Duke pasur parasysh se gjatë këtyre viteve procesi i shpërndarjes së shpërblimit ka qenë gati i papërfillshëm, me anë të këtij draftligji parashikohen mjete të qarta të cilat vendosin rregulla të qarta:
1. Kufij në kuotën me të cilën mbulon agjensia shpenzimet e saj operative si OJF të cilat autorizohen nga shteti për të garantuar zbatimin e ligjit por jo ekzistencen e tyre te cilen duhet ta sigurojne nepermjet menyrave te tjera;
2. Me këtë projektligj, kuota e agjensisë do të llogaritet mbi vleren e shpërndarë dhe jo mbi atë të mbledhur duke nxitur agjensitë të gjejnë autorët dhe jo, si sot, të gëzojnë shpërblimet e tyre duke u justifikuar me pamundësinë e gjetjes së autorëve;
3. MK krijon fondin e promovimit të të drejtave të autorit dhe krijuesve të rinj me ato shpërblime të cilat nuk i shkojnë autorit pas 3 vitesh nga mbledhja e tyre;
4. Transparencë në metodologjine e përcaktimit të vlerës së shpërblimit të autorit ;
5. Ndërmjetësim me rregulla të qarta dhe vendimmarje efektive në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
6. Pozicionin autoritetet shtetërore në role të qarta ndihmëse dhe garantuese të zbatimit të së drejtës së autorit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *