Kumbaro: Musineja, një mendim ende i pashfrytëzuar i mendimit politik e intelektual

U promovua dje në Gjirokastër libri për Musine Kokalarin, “Jeta ime Universitare” .

E pranishme në këtë event, i cili u zhvillua në Shtëpinë Kadare, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro duke vlerësuar punën e bërë nga Simonetta Ceglie dhe Mauro Geraci, tha se Musineja është një personazh universal, për nga mendimet e saj.

“Do të rikthehemi sërish këtu me një ekspozitë të veçantë për Musinenë, e cila tashmë është e hapur në Bibliotekën Kombëtare, me disa fragmente të dosjes, shkrimeve dhe objekteve të saj. Projekt, që nuk do të ishte i mundur nëse familja e Musinesë nuk do të kishte qenë një partnere e jashtëzakonshme e sigurisht në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Gjirokastrës”, tha Kumbaro e cila njoftoi se së shpejti do të botohet e plotë gjithë bibliografia e Kokalarit dhe doktoraturës së saj.

“Ministria e Kulturës ka marrë përsipër të financojë botimin e plotë të gjithë bibliografisë së Musinesë, të punimit të saj të doktoraturës që do të promovohet së pari këtu, në universitetin Eqerem Çabej, me studentët dhe mësuesit e nxënësit e Gjirokaster. Musineja është një burim i pashfrytëzuar ende sa i takon mendimit politik, mendimit intelektual e pse jo edhe atij poetik”, vijoi më tej Kumbaro.

“Jeta ime universitare” është një libër autobiografik, historik, etnografik dhe filozofik, i shkruar nga Musine Kokalari në vitet 1940-1942 në Romë, kur ishte në vitin e fundit të studimeve. Ditari u shkrua në italisht. Kokalari përshkruan në të momentet më të rëndësishme të jetës studentore. Libri është një përvojë e rrëfyer nga vetë Kokalari me detaje, përjetime, ngjarje deri dhe mbi dashurinë për një djalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *