Mirela Kumbaro nuk i ndahet promovimit të Përmetit, aq sa pikërisht me një foto të qytetit të luleve ka zgjedhur të “inagurojë” edhe hapjen e llogarisë së saj në Instagram.
Ministrja e Kulturës është një tjetër politikane që i bashkohet ndjekësve të shumtë të kësaj platforme sociale, me një profil që e ka hapur vetëm një ditë më parë.
Kumbaro njihet për pasionin e saj ndaj fotove dhe vazhdimisht në rrjetet e saj sociale, Twitter apo Facebook poston imazhe pikante nga vende të ndryshme piktoreske nga jugu në veri por edhe punë nga ministria që ajo drejton.
Në fotot e para Kumbaro, veç pamjeve magjepsëse nga sheshi i qytetit marrë nga takimi me të rinjtë zhvilluar gjatë vizitës së Ramës në Përmet, ka hedhur edhe foto nga kalaja e Gjirokastrës në netët e Festivalit Folklorik për Fëmijë , që kulmoi mbrëmjen e 3 qershorit.