Për të dytin vit, vetëm aktorë të bardhë janë në garë për Oscar. Shumëkush u mërzit dhe hashtagu #OscarIbardhë u bë trend shumë shpejt.
Spike Lee, Jada Pinkett Smith, Will Smith thanë se do të bojkotojnë ceremoninë.
Mark Ruffalo, nominuar për Aktori më i mirë mbështetës, e mori në konsideratë bojkotin, por më pas vendosi të merrte pjesë për të mbështetur viktimat e abuzuara. Çfarë do të ndodhte nëse Ruffalo do të shpallej fitues dhe nuk do të ishtë në sallë?
“Newsweek” shkruan se kjo, të kujton kohën kur Marlon Brando bojkotoi “Oscar” më 1973, kur ishte i nominuar dhe jo për një rol mbështetës. Atë vit Akademia do të nderonte “Kumbarin” e Francis Ford Coppola dhe me të portrerizimin e Vito Corleone, një prej roleve më të mira të tij.
Brando e dinte se do të fitonte Çmimin Aktori më i Mirë dhe pikërisht për këtë e braktisi ceremoninë: për të protestuar ndaj trajtimtn që Hollywood u bënte Vendasve Amerikanë.
Në vend të tij ishte një aktiviste, Sacheen Littlefeather. Kur u thirr emri i Brandos, ajo doli ne skenë krejt natyrshëm, para se të refuzonte marrjen e statujës nga Roger Moore.
Ajo shpjegoi se Brandos i vinte keq që nuk ishte i pranishëm dhe se nuk mund ta pranonte këtë çmim për shkak të sjelljes së Hollywood ndaj indianëve amerikanë, të trajtimit në filma, televizion”.
Kohë më vonë ai tha se nuk ishte penduar, pasi zëri i tij iu dha atyre milionave që nuk ishin dëgjuar.