Pas publikimit si pjesë e librit “Mëngjeset në kafe Rostand” dhe më pas botimit në frëngjisht, “Kukulla” u botua si libër më vete në shqip dhe i përkthyer në frëngjisht. Tanimë është edhe në gjuhën italiane.
Një roman që Ismail Kadare ia kushton nënës së tij.
Teksti, një rikthim në sfondin dhe personazhet e “Kronikë në gur”, zbërthen një enigmë, atë që thuajse gjithë jetën e Kadaresë mbeti një kod i padeshifrueshëm por i pashmangshëm, të ëmën.
Si e përmirësova shikimin tim për dy javë
Një rrëfim për moskuptimin midis tyre, që jo vetëm nuk e pengoi për asgjë, po kishte qenë, siç shkruan Kadare, ndoshta më i duhuri nga gjithë moskuptimet.
Një marrëdhënie e vështirë, gati-gati e munguar e fëmijës, më pas e shkrimtarit me të ëmën, e përshkruar më së shumti nga dhembshuria. E bashkë me të, edhe mendimi se do të ishte pikërisht ai, biri i vet, shkaktari i ankthit më të madh dhe njëherazi të kotë të së ëmës, frikës së mohimit.
“Një kukull e brishtë, naive, e parritur, e pazonja për t’u përballur me botën, me një marrëdhënie të vështirë me të vjehrrën, që përveç vetmisë e vret më shumë pasiguria”. Ky është portreti që Kadare e vizaton dhembshurisht për të ëmën.
Sa më shumë rritet, aq më tepër ia kupton brengën, tmerrin e saj prej kukulle, që nuk do t’i ndahet derisa ajo mbyll sytë, në prillin e vitit 1994. E kësisoj largohet nga kjo botë e lehtë, tamam si një kukull prej letre