KRYEVEPRA DELIKATE E DËSHPËRIMT/ Kazuo Ishiguro: Si e shkrova për katër javë “Remains of a day”!

Tanimë nobelist, anglo-japonezi Kazuo Ishiguro rrëfen si e shkroi romanin me të cilin fitoi “Man Booker Prize”. Media e ka cilësuar “Remains of a day” (Mbase kujtimet e një dite- ajo çfarë na mbetet) si një kryevepër delikate të dëshpërimit.

“Isha 32 vjeç dhe sapo isha zhvendosur në një shtëpi në Sydenham, në jug të Londrës. Mund të shpërndaja letrat e mia ku të doja pa qenë e nevojshme të pastroja. Kam shkruar me dorë të lirë, pa u kujdesur për stilin apo nëse diçka që kisha shkruar pasdite ishte në kontradiktë me atë që kisha shkruar atë mëngjes. Përparësi ishte vetëm dalja e ideve në sipërfaqe dhe rritja e tyre. Fjali të tmerrshme, dialogje të shëmtuar, skena që nuk shkonin askund – i lashë ato të rrinin”. Romani që ka fituar Man Booker Prize i Kazuo Ishiguro është një histori e dashurisë së pashprehur për këdo që i ka mbajtur për vete ndjenjat e vërteta. Ne gjejmë te ai roman, pamjen e një njeriu që përpiqet me dëshpërim të mbajtë mbyllur kapakun e emocioneve të tij. Dhe çfarë pamjeje është!

“Remains of a day” bën gjënë më të mrekullueshme që një vepër letrare mund të bëjë: ju bën të ndiheni sikur mbani në duar një jetë njerëzore. Kur të arrini fundin e librit,  do të ndiheni sikur keni humbur një mik – një mik me zë të lartë, që e refuzon disa gjëra, por që është një mik i mirë megjithatë. Ju do të doni t’i jepni atij një përqafim, edhe pse ai do të jetë i zemëruar.

“Remains of a day” është një libër për një jetë të prishur. Bëhet fjalë për mënyrën se si kushtëzimi i rrethanave mund të të kthejë në armikun më të keq të vetes, duke ju bërë bashkëpjesëmarrës në nënshtrimin tuaj. Është ndoshta një libër tërësisht anglez – nuk mund të imagjinohen lexues të disa kombeve të tjera që do të kenë aq shumë durim me një protagonist që kalon katër dekada pa i deklaruar ndjenjat e tij. “Një lloj varësie në një dëshpërim të qetë është një mënyrë kaq angleze”, siç këndonte Pink Floyd. Është një libër për këdo që e ndjen se e ka mbajtur veten pas kur diçka që me të vërtetë ka pasur rëndësi ka qenë para./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *