Shkencëtarët në Çikago kanë prodhuar një vizualizim të krevatit të gjumit të Van Gogh në Arles, duke treguar sesi dukej ai para se t’i veniteshin ngjyrat.
Artisti pikturoi tri versione të kësaj skene të famshme, duke përdorur gjerësisht të njëjtat ngjyra.
Por koha dhe degradimi kanë lënë gjurmët e tyre tek pigmentet.
Duke përdorur një varietet të teknikave, hulumtuesit kanë restauruar në mënyrë dixhitale muret me ngjyrë të lehtë blu dhe derën me jargavanët e saj origjinal dhe të purpurt.
Vizualizimi kompjuteri është pjesë e një ekspozite të madhe në Institutin e Arteve të Çikagos, i cili sjell të gjitha së bashku, të tri versionet për herë të dytë që kur Van Gogh i krijoi ato.
“Shkenca është jetike në identifikimin e pigmenteve që janë venitur, edhe pse ka shumë interpretime që ne mbështetemi që nga konservatorët dhe historianët e artit, të cilët me të vërtetë e njohin dorën e artistit”, – shpjegon Dr.Francesca Casadio, shkencëtare në institutin e artit në Chicago.
“Ky është vetëm një vizualizim i asaj që ne mendojmë sesi dukeshin në versionin origjinal ngjyrat e venitura, por veç shpikja e një makine kohe do të ishte një përafrim i saktë”, -thotë më tej ajo. (Pasqyre.al)