Pas videos 3D të realizuar e publikuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, kritikat kanë qenë të shumta. E cilësuar amatore dhe me deformime sa i takon dijeve historike mbi teatrin e Butrintit, videoja e shfaqur si “rindërtim në 3D” prej mbrëmjes së djeshme, ka vënë specialistët e trashëgimisë kundër realizimit të IMK që u financua nga UNESCO. Ndërkaq, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka publikuar një tjetër imazh të teatrit antik. “Prerje hipotetike e strukturës së Teatrit të Butrintit – realizuar nga eksperti Guri Pani”.
Lart imazhi i Panit, poshtë ai i IMK-së.