“Kozmic Blues” ose një bisedë me Janis Joplin

Edvin Kukunja

nuk e dallon dot
nga fjollat e cigares
bishtin e saj nduk me buzë
ves i keq
po që për dreq të pëlqen akoma

sikur të kish një ishull
ku gjithçka të blihej me asgjënë
që çastet mbush
ti do të ishe i pasur

çikërrima
bokërrima
janë e njëjta gjë?
ec
përpara kujdesshëm
fjolla në trajtën e saj
të përndjekin
nuk ka nuk mund të ketë
asnjë ishull për ty

sikur të kish një ishull
do të duhej të kishte një varkë
do të duhej të kishte një velë
do të duhej të frynte një fllad
si ai që të pëshpërit shpesh ëndrrës

“nuk ka asnjë ishull të tillë
nuk ka asnjë ishull
ku asgjëja e kohës tënde
të vlente diçka
nuk ka asnjë ishull të tillë
jashtë kujtesës tënde
nuk ka asnjë ishull të tillë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *