Vepra koreografike “Caruso” do të shfaqet në Tiranë. Në skenë e TKOB-së regjisori dhe koreografi italo-afrikan Mvula Sungani në bashkëpunim me Bashkinë e Sorrento-s, ka konceptuar dhe krijuar për yllin e baletit, Emanuela Bianchini një vepër të re koreografike me titull “Caruso”.
Ekzistenca, raportet njerëzore, nostalgjia e emigrantit për tokën e origjinës kanë frymëzuar koreografin që sjell një spektakël emocionues dhe poetik në teknikën e physical dance dhe baletit kontemporan.
Me rastin e tridhjetë vjetorit të regjistrimit të parë “Caruso, një vepër e frymëzimit absolut për artdashës dhe krijues, që ka pasur një sukses ndërkombëtar (me mbi 100 versione në shumë gjuhë), shkruar dhe kompozuar nga i madhi Lucio Dalla, i dedikuar për një nga tenorët me fame botërore, Enrico Caruso.
15 nëntor 2016, ora 19:00, TKOB