Kompjuteri nё Nju Jork, specialisti nё Indi

Albana Lifschin
Disa vjet mё parё im shoq bleu nje kompjuter tё ri. Instaloi gjithё programet dhe sistemin e sigurisё, gje qё i solli njё ‘aset’ tё panjohur e tё papritur- specialistin nga…INDIA!
Para pak ditesh na ra telefoni. Me tё dёgjuar zёrin nga ana tjetёr e linjёs, ai largoi instiktivisht telefonin nga veshi. Aksenti nuk qe amerikan. E kujtonte specialisti nga ana tjetёr e botёs. Pyeste se si ishte me ‘shёndet’ kompjuteri. -Faleminderit, -tha im shoq, kompjuteri nuk ka patur asnjё difekt qё nga dita qe e kam blerё. Biseda qe e shkurtёr. Dy ditё mё pas, sёrish me rёnien e telefonit njё numёr i panjohur shfaqet nё ekranin e televizorit. -Z. Lifschin? Si jeni sot? Po ai akcent.- Si ju shkon kompjuteri? Keni ndonjё problem? -Faleminderit.
Nuk kam asnjё problem. U thashё dje. Telefoni u mbyll. Ditёn e tretё e njejta gjё. E njёjta pyetje e njёjta pёrgjigje me tё njejtёn mirёsjellje. Dita mё pas. Pёrsёri telefoni ,pёrseri i njejti aksent, pyetja po ajo. -U thashё dje zotёri, çdo gjё ёshtё nё rregull. – Jo, nuk kam qёnё unё dje, ka qёnё kolegu im. – I thoni dhe kolegut tuaj kёtё.Çdo gjё ёshtё nё rregull. Specialisti indian nuk luan nga vendi. I kёrkon fjalё -kalimin . – Jo, nuk eshte e nevojshme tё kontrolloni asgjё . Kompjuteri ёshtё shumё nё rregull E nesёrmja vjen dhe nё tё njejtёn orё telefoni bie sёrish. Im shoq shikon nga unё. Durimi ka sosur tashmё. -Kёrko tё flasёsh me supervajzerin, i sugjeroj. Ai miraton me kokё. -A mund tё flas me supervajzerin tuaj, ju lutem? -Pёrse? Ç’u duhet supervajzeri? ia kthen indiani. -Sepse nuk dua tё mё shqetsoni mё pёr kёtё punё. Po tё kem problem me kompjuterin u them vetё. JU lutem! -Nёse do tё ankohesh tek supervajzeri unё do tё ‘hack’ kompjuterin! E kёrcёnon indiani nga ana tjetёr e globit. -Kjo nuk ёshtё pёrgjigje profesionale, pёrgjigjet me mirёsjellje im shoq, dhe ul receptorin pa e fshehur shqetesimin. Tre dite mё pas u bllokua kompjuteri im! Hakmarrje ne familje
E poo… Tё ka fajin Trampi, kur thotё qё duhet t’i tёrheqim bizneset nga vendet e tjera tё botёs? Mirё qё po u japim punё, edhe $, por edhe na kёrcёnojnё pale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *