Kompania që sapo arriti vlerën më të lartë të markës në Evropë, operon edhe ne Shqipëri

Deutsche Telekom ka arritur nivelin më të lartë të vlerës së markës në historinë e saj si kompani, në shifrën prej 36.4 miliardë dollarë amerikanë. Sipas renditjes së raportit vjetor të Brand Finance për 500 markat më të vlerësuara në botë, kjo është një rritje prej 10% nga vlerësimi i vitit të kaluar. Këto rezultate bindëse e bëjnë Telekom markën më me vlerë në fushën e telekomunikacionit në Europë, e ndjekur nga Vodafone dhe Orange.
“Që nga rihyrja në treg në vitin 2008, marka Telekom ka shënuar rritje të vazhdueshme në vlerë, me një rritje impresionuese prej 309%,” u shpreh Drejtori i Brandit i Deutsche Telekom, Hans-Christian Schwingen, duke vënë theksin në suksesin afatgjatë të strategjisë së markës të ndjekur nga kompania.
Deutsche Telekom është gjithashtu marka më me vlerë gjermane në botë pas BMW, e ndjekur nga Mercedes-Benz, VW dhe Siemens. Ndërkohë, gjiganti Google është marka më me vlerë në mbarë botën, pasuar nga Apple dhe Amazon.
Çdo vit, Brand Finance përcakton markat më me vlerë në botë. Sipas kompanisë angleze të konsulencës, renditja në krye e Deutsche Telekom reflekton qëndrueshmërinë e strategjisë së kësaj marke. Gjithashtu, kjo kompani telekomunikacioni vazhdoi me sukses zhvillimin pozitiv të biznesit vitin e kaluar, ndërkohë që ka bërë investime afatgjata për cilësinë e rrjetit, novacionin dhe shërbimin e klientit, të gjithë këta elementë që kanë krijuar bazat për rritjen në vlerën e kësaj marke.
Sipas vlerësimeve në bazë të segmenteve gjeografike të tregut, T-Mobile US ka vazhduar rritjen e vrullshme nga viti i kaluar duke u shndërruar në operatorin e tretë më të madh dhe me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, thekson Brand Finance. Ndërsa në Gjermani, Deutsche Telekom ka performuar mjaft mirë, siç shihet nga rritja e përmirësuar e të ardhurave në tregun celular, përtej pritshmërive të kompanisë.
▪ Deutsche Telekom ruan vendin e parë si marka më me vlerë e telekomunikacionit në Europë
▪ Zhvillimi i vazhdueshëm që nga rihyrja në treg e kompanisë në vitin 2008 nënkupton një rritje prej 300% në vlerën e markës
▪ Brand Finance Global 500 përcakton markën më me vlerë në botë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *