Kantautori i njohur shqiptar Françesk Radi, e humbi betejën e tij me vdekjen ditën e sotme duke lënë një vend bosh në muzikën e lehtë shqiptare.
Radi u shtura në QSUT vetëm një javë më parë, për shkak të një hemorragjie masive të trurit.
Ai është një nga emrat më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, me këngë hit si Biçikleta, Adresa, etj. Pas viteve 90 ai vijoi karrierën e tij në Shqipëri duke marrë pjesë në festivalet e fundvitit në RTSH-së dhe evente të tjera muzikore, duke qëndruar aktiv deri në fund të jetës.
Më poshtë disa nga këngët më të njohura e të dashura nga publiku të Françesk Radit.