
Përtej fytyrave të përlotura e me sy të skuqur, Daily Mail raporton për kolaps në tregun tajlandez. Vendit po i mbarojnë veshjet e zeza, ndërsa pritet të fillojë një periudhë 30 ditore zie për Mbretin Bhumibol.
Nga ana tjetër tregtarëve do të gjobiten me 3,000 paund nëse ata të përpiqen të përfitojnë nga çmimet duke i rritur ato për shkak të kërkesës.
Daily Mail raporton se vendi është zhytur në pikëllim pas vdekjes së monarkut të dashur dhe rrobat e zisë po fluturojnë nga raftet.
Famëkeqi Red Light District është mbyllur për 30 ditë dhe po ashtu programet televizive janë anuluar.
Qeveria u ka thënë njerëzve të ndalojnë së bleri rroba zie derisa prodhuesit të kapin kërkesën.
Ministria e Tregtisë po i bën thirrje prodhuesve të prodhojnë më shumë veshje zie, ndërsa ka kërcënuar me burg ose £ 3,200 paund gjoba për tregtarët që rrisin çmimet.
(Daily Mail/ Pasqyrë.al