Kodheli uron nënkampionen e Europës Luiza Gega: Kush më shumë se një pjesëtare e FA mund ta meritojë

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka uruar nënkampionen e Europës në garën e 3000 metrave që u zhvillua në Amsterdam.

Në profilin e saj në Facebook, Kodheli thotë se një pjesëtare e FA sapo është shpallur nënkampione e Evropës.

Një pjesëtare e FA sapo është shpallur nënkampione e Evropës. ‎Luiza Gega, argjend dhe rekord kombëtar në 3000 m në European Athletics Championships në Amsterdam. Kush më shumë se një atlete e tillë dhe një pjesëtare e FA mund të meritojë më shumë të mbajë flamurin kombëtar në Rio 2016”, ka shkruar ministrja Kodheli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *