Kleopatra kishte hundë të madhe, por fitoi zemrat e dy burrave (mjaft stereotipeve hollivudiane)

Ritregimi i fundit i jetës së mbretëreshës egjiptiane duhet të refuzojë konvencionet e Hollywood-it dhe ta tregojë atë me tërë lavdinë.

Filmi i Kleopatrës po ribëhet. Mbretëresha egjiptiane e pavdekshme prej rolit të Liz Taylor në filmin e Jozef Mankieviewitcz do rivijë në ekran. Dhe këtë herë do të jetë “e pistë, e përgjakshme dhe me shumë seks”.
Filmi i ri me regji të Denis Villeneuve, kërkon ta tregojë historinë nga perspektiva e Kleopatrës. Deri më tani historia është parë nga sytë e burrave.
Dy burrat më të fuqishëm të Romës, Jul Cezari dhe Mark Antoni ranë më dashuri me të.
Por ndryshe nga Kleopatra e Liz Taylor, ajo e vërteta kishte një hundë të madhe. Filozofi i shek. 17, Pascali, shkroi: “Nëse hunda e Kleopatrës do ishte më e shkurtër gjithë historia e botës do kishte ndryshuar”.
Në monedha dhe buste ajo kishte një profil të fortë. Hunda e saj është e madhe, në formë shqiponje.
Joyce Tuldesley, studiues i saj, thotë se në monedha ajo nuk duket e bukur, ka hundë të madhe.
Si gjithnjë ka debat mes historianëve se sa e madhe ka qenë hunda, sa e errët lëkura dhe nëse vërtetë ajo ishte e bukur.
Por edhe ata që mohojnë hundën kanë të drejtë, edhe nëse ajo kishte trupin e Kate Middleton donte që njerëzit të shihnin te ajo një grua të fortë me profil të gjatë.
“Mbase nuk ka dashur të duket delikate as e bukur, ajo donte mbi të gjitha të tregonte pushtet”, thotë studiuesi Tyldesley.

Si një grua me hundë të madhe për vete, mezi pres të shoh në ekran një Kleopatra të shek.21 që ngjan si unë. Një Kleopatra që nuk ka një hundë të vockël por atë lloj hunde që shoqëria e sheh të përshtatshme vetëm për kostumet e Halloween.

Kleopatra mundet më në fund t’i thotë shoqërisë që një grua me hundë të madhe mund të fitojë, jo një, por zemrën e dy burrave.
Dhe duke gjykuar nga çdo gjë që dimë për mbretëreshën, ka qenë vetë ajo që me gjasë ka komisionuar portretet në monedha, ka dashur që profili i saj të ngjante edhe më i madh sa ishte- kjo është çfarë gratë moderne nuk duan por çfarë ajo do donte nga një film mbi jetën e saj.
(“The Guardian”, E.H. pasqyrë.al)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *